Numërohen mbi 41% të votave të kandidatëve
Foto: Laura Hasani

Numërohen mbi 41% të votave të kandidatëve

Zgjedhjet 2025 December 30, 2025 - 15:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë procesuar 1 mijë e 62 vendvotime apo 41.53 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime, shkruan Zeri.info.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm, duke arritur që t’i marrë 173 mijë e 361 vota apo 47.33 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deri tani ka 20.88 për qind, apo 76 mijë e 472 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me gjithsej 44 mijë e 954 vota apo 12.27 për qind, shkruan tutje “Zëri”.

Lista Serbe, deri më tani ka 8.23 për qind appo 30 mijë e 156 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deri më tani ka siguruar 19 mijë e 315 vota apo 5.27 për qind.

Image

Kandidatët për kryeministër:

Në bazë të rezultateve të deritanishme, Albin Kurti është lideri më i votuar.

Sipas KQZ-së, ai deri më tani ka arritur që të mbledh 141 mijë e 866 vota, shkruan Zeri.info.

Image

Kurse Bedri Hamza, kreu i PDK-së, i cili edhe ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka marrë deri më tani 64 mijë e 390 vota.

 

Image

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur vetëm 31 mijë e 294 vota deri më tani.

Image

Ndërkaq Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, deri më tani ka arritur që të mbledh 16 mijë e 188 vota.

Image

KËTU mund t’i ndiqni në kohë reale përditësimet e fundit të KQZ-së. /Zëri