Mbi 45% e votave të numëruara, ja sa kanë marrë liderët e partive politike
Foto: Laura Hasani

Mbi 45% e votave të numëruara, ja sa kanë marrë liderët e partive politike

Zgjedhjet 2025 December 30, 2025 - 18:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani janë procesuar 47.75% e votave të kandidatëve për deputet.

Sipas të dhënave të publikuara, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prin me 165 mijë e 893 vota.

Në vendin e dytë renditet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili në 1 mijë e 221 vendvotime të procesuara nga gjithsej 2 mijë e 557 ka marrë 75 mijë e 124 vota.

Pas tij vjen lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me 36 mijë e 190 vota, ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar 18 mijë e 184 vota.

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate ka marrë deri tani 5 mijë e 57 vota.

Në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 899 mijë e 517 prej tyre.

Sa i përket rezultateve partiake nga vendvotimet e numëruara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.34% të votave.