Kush janë më të votuarit për deputetë në Kosovë?
Tani që ka mbaruar numërimi i votave pas pothuajse një jave nga dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, është bërë e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e përfundoi të shtunën numërimin e votave për kandidatët për deputetë.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti, ndërkohë, e theu rekordin e vet si personi më i votuar në Kosovë.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti pas numërimit të të gjitha votave për deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 355.248 vota
Glauk Konjufca 275.664 vota
Albulena Haxhiu 145.340 vota
Hekuran Murati 145.109 vota
Donika Gërvalla 129.227 vota
Partia Demokratike e Kosovës:
Bedri Hamza 155.244 vota
Arian Tahiri 68.122 vota
Përparim Gruda 62.532 vota
Uran Ismaili 54.080 vota
Sala Jashari 45.349 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës:
Lumir Abdixhiku 83.527 vota
Hykmete Bajrami 52.968 vota
Ukë Rugova 45.887 vota
Avdullah Hoti 41.388 vota
Doarsa Kica Xhelili 41.049 vota
Lista Serbe:
Sllavko Simiq 22.282 vota
Igor Simiq 21.135 vota
Liljana Stefanoviq 20.529 vota
Millan Kostiq 17.250 vota
Nemanja Bishevac 16.950 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
Ramush Haradinaj 41.470 vota
Daut Haradinaj 24.740 vota
Besnik Tahiri 24.649 vota
Bekë Berisha 18.392 vota
Agim Çeku 17.039 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti - me 355.248 vota - i cili sapo theu rekordin e tij të mëparshëm nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, kur i kishte fituar 337.791 vota.
Rekordi mbahej paraprakisht nga presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). /REL