Numërohen 25% të votave me postë, LVV-ja po prin me 69.52 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke bërë përditësimet e fundit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), atje ku po numërohen votat me postë, shkruan Zeri.info.
Deri më tani janë procesuar 25 për qind e votave me postë, dhe është Lëvizja Vetëvendosje e cila po prin bindshëm.
Sipas këtyre rezultateve, LVV-ja deri më tani ka marrë 69.52 për qind, apo 4 mijë e 327 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes postës ka arritur që të mbledh 702 vota apo 11.28 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sipas rezultateve të deritanishme përmes postës ka marrë 587 vota apo 9.43 për qind.
Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deri më tani ka 506 vota apo 8.13 për qind.
KËTU mund t’i shihni në kohë reale përditësimet e fundit të KQZ-së. /Zëri
