Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend
Foto: Laura Hasani

Duda Balje: Me rezultatet aktuale, kam siguruar ulëse në Kuvend

Zgjedhjet 2025 January 05, 2026 - 13:21

Duda Balje ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht, kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje.

Po ashtu Balje është pyetur nëse do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje për Indeksonline.