Vazhdon numrimi, LVV-ja dominon në votat me kusht
Foto: Laura Hasani

Vazhdon numrimi, LVV-ja dominon në votat me kusht

Zgjedhjet 2025 January 06, 2026 - 00:39

Vetëvendosje kryeson në numërimin preliminar të votave me kusht në zgjedhjet e 28 dhejtorit për Kuvendin e Kosovës.

 Deri në orën 23:35 janë numëruar 16 nga 57 vota me kusht, duke arritur një përqindje të numrimit prej 28.07%.

Nga këto vota të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 49.86% të votave, duke siguruar 916 vota me kusht.

Pas Vetëvendosjes renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.37% apo 319 vota, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.61% ose 250 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 10.56% të votave me kusht.

Image