LVV-ja kryeson edhe në votat me kusht, mbi 31% e vendvotimeve të numëruara
Foto: Laura Hasani

LVV-ja kryeson edhe në votat me kusht, mbi 31% e vendvotimeve të numëruara

Zgjedhjet 2025 January 06, 2026 - 07:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me procesimin e votave me kusht nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas të dhënave të fundit, deri më tani janë numëruar 31,58 për qind të votave me kusht dhe nga ky rezultat prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, me 49.81 për qind, ose 1 mijë e 313 vota, shkruan Zeri.info.

Sipas përditësimeve të fundit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e dyta me 20,45 për qind, ose 539 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nga votat me kusht ka arritur të marrë 11,65 për qind, ose 307 vota.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka marrë 236 vota, ose 8,95 për qind.

KËTU mund t’i ndiqni në kohë reale përditësimet e KQZ-së. /Zëri

Image