Mbi 40% të votave me kusht janë numëruar, LVV-ja prin me 51,64 për qind
Zgjedhjet 2025
January 06, 2026 - 10:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit nga votat me kusht, të cilat po numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), shkruan Zeri.info.
Sipas të dhënave, deri tani janë procesuar 40,35 për qind të votave me kusht. Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm me 51,64 për qind, ose 1 mijë e 670 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri tani ka marrë 667 vota, ose 20,62 për qind.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11,01 për qind, ose 356 vota.
Nga votat me kusht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri më tani ka 267 vota, ose 8,26 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit që bëhen nga KQZ-ja. /Zëri
