Numërohen rreth 70% të votave me kusht, LVV-ja merr 50.23 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke përditësuar të dhënat rreth numërimit të votave me kusht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas përditësimit të fundit të bërë në ora 14:00, deri më tani janë procesuar 66.67 për qind të votave me kusht, shkruan Zeri.info.
Në bazë të këtij rezultati, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë bindshëm me 50.23 për qind apo 2 mijë e 788 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 1 mijë e 37 vota apo 18.63 për qind.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila deri më tani ka marrë 625 vota apo 11.26 për qind.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deri më tani ka 385 vota apo 6.94 për qind.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit që bëhen nga KQZ-së. /Zëri
