LDK-ja ia merr një ulëse PDK-së - Bekim Haxhiu mbetet jashtë Kuvendit, hyn Fadil Hadergjonaj

LDK-ja ia merr një ulëse PDK-së - Bekim Haxhiu mbetet jashtë Kuvendit, hyn Fadil Hadergjonaj

Zgjedhjet 2025 January 07, 2026 - 13:52

Nga numërimi i 2800 vendvotime, prej 2836, ka pasur ndryshime në numrin e deputetëve të partive politike.

Sipas rezultatit të deritanishëm, LDK-ja ka kthyer deputetin e 15-të, ndërsa PDK-ja ka humbur një deputet, duke mbetur me 22.

Image

Sipas rezultateve, Bekim Haxhiu i PDK-së ka humbur ulësen në Kuvend, derisa Fadil Hadergjonaj i LDK-së është bërë deputeti i 15-të, shkruan Zeri.info.

Image

Rezultati i përgjithshëm i partive politike aktualisht:

LVV: 50.83%, 477.449 vota [ 57 ulëse]

PDK: 20.34%, 191.037 vota [22 ulëse]

LDK: 13.28%, 124.742 vota [15 ulëse]

AAK: 5.51%, 51.779 vota [ 6 ulëse].