Rezultatet e votave të fundit nga diaspora, numërohen 20 kuti
Foto: Laura Hasani

Rezultatet e votave të fundit nga diaspora, numërohen 20 kuti

Zgjedhjet 2025 January 08, 2026 - 22:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon verifikimin dhe numërimin e 3,185 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur së fundmi nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 20 kuti votimi, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 17 të tjera.

Rezultatet e përkohshme nga këto fletëvotime janë:

LVV: 885 vota
PDK: 149 vota
LDK: 91vota
AAK: 64 vota

Këto rezultate nuk kanë ndryshuar raportin e mëparshëm të mandateve në Kuvend.

Fletëvotimet janë tërhequr nga kutitë postare në disa qytete të diasporës: Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).

Numërimi i këtyre votave shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. /telegrafi