Rinumërohen 23 vendvotime nga 914, për të cilat KQZ-ja mori vendim të rinumërohen
Zgjedhjet 2025
January 14, 2026 - 10:34
Deri në ora 10:00 në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar 23 vendvotime nga 914, për të cilat KQZ-ja mori vendim të martën që të rinumërohen.
Nga KQZ-ja thonë se është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim për rinumërim.
Në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.