Uran Ismaili i rikthehen afro 500 vota në rinumërim
Foto: Laura Hasani

Uran Ismaili i rikthehen afro 500 vota në rinumërim

Zgjedhjet 2025 January 17, 2026 - 20:17

Rinumërimi i votave për kandidatë në 914 qendra të votimit po vazhdon. Ndryshimet më të mëdha pas rinumërimit po dalin tek PDK-ja.

Kandidati që është dëmtuar më së shumti, deri më tani, po del të jetë Uran Ismaili. Atij i janë shtuar 469 vota pas rinumërimit.

Kurse, kandidati që ka humbur më së shumti vota tek PDK-ja është Fetah Paqarizi. Deri më tani, ai ka humbur 3615 vota.

Humbje të madhe të votave pas rinumërimit kanë pasur edhe Nait Hasani 1951 vota, Kujtim Gashi 1365 vota, Arianit Çollaku 1235 vota dhe Luljeta Veselaj Gutaj 1123 vota.

Përveç Ismailit, kandidatët që kanë pasur shtim të votave pas rinumërimit janë: Arian Tahiri 349 vota, Përparim Gruda 289 vota dhe Vlora Çitaku 284 vota.