KQZ-ja sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve
Zgjedhjet 2025
January 19, 2026 - 08:00
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është caktuar çështja e rinumërimit.
Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e së hënës nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, njoftoi Elezi.