Rinumërohen 556 vendvotime, nga 914 gjithsej
Zgjedhjet 2025
January 19, 2026 - 08:14
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim të rinumërohen.
Deri në përditësimin e fundit të KQZ-së, nga 914 vendvotime gjithsej, janë numëruar 556 prej tyre.
Duke u bazuar në këto rezultate, LVV-ja ka marrë 46,99%, PDK-ja 25,17%, LDK-ja 10,69% dhe AAK-ja 3,88%.
