Procesi i rinumërimit të votave drejt fundit, vetëm edhe 11 komuna në proces
Zgjedhjet 2025
January 27, 2026 - 11:23
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim.
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026 në orën 18:00, e deri më 27 janar 2026 në orën 10:00 janë rinumëruar rreth 74 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1.887, nga gjithsej 2.557 vendvotime.
Ndërkohë, 27 komuna kanë përmbyllur plotësisht procesin e rinumërimit, ndërsa puna po vazhdon edhe në komunat e tjera, deri në përfundimin e plotë të procesit të vendosur nga KQZ-ja.
Rezultatet e rinumërimit publikohen KETU
