Shehu në tubimin e LDK-së në Junik: Përkrahja juaj kaq e madhe është forcë që të vazhdojmë tutje
Foto: Facebook

Shehu në tubimin e LDK-së në Junik: Përkrahja juaj kaq e madhe është forcë që të vazhdojmë tutje

Zgjedhjet Lokale 2025 September 19, 2025 - 22:33

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë të pranishmit të cilët kishin marrë pjesë në tubimin e LDK-së për zgjedhjet lokale 2025.

Shehu tha se premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet, raporton Zeri.info.

“Përkrahja juaj kaq e madhe, për ne është forcë që të vazhdojmë më tutje, me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit pa dallim”, tha Shehu. 

Postimi I plotë: 

Të dashur junikas,

Faleminderit të gjithë juve që sot keni qenë të pranishëm në tubimin e LDK për zgjedhjet lokale 2025.

Përkrahja juaj kaq e madhe, për ne është forcë që të vazhdojmë më tutje, me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit pa dallim. 

Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transformimin e plotë të Junikut.

Faleminderit qytetarëve në Junik. Faleminderit mërgatës së Junikut. Faleminderit të rinjëve, grave, kategorive të dalura nga lufta, dhe të gjithë junikasve për mbështetjen tuaj.

Urime Junik. Vazhdojmë +4.
#LDK113
#JunikuPërtej