
Stadiumi i ri në Hajvali po ndërtohet nga komuna e Prishtinës, Rama: Hap i madh për sportin dhe të rinjtë
Zgjedhjet Lokale 2025
September 20, 2025 - 11:01
Një tjetër stadium në kryeqytet po ndërtohet nga komuna e Prishtinës. Fjala është për stadiumin në Hajvali.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar stadiumin dhe skuadrën e Prishtinës së Re.
Rama ka theksuar se ky është hap i madh për sportin dhe të rinjtë.
"Mirëmëngjesi nga stadiumi i ri në Hajvali. Kenaqësi me i taku lojttarët e KF “Prishtina e Re”. Krenarë që e pamë nga afër stadiumin e ri që po ndërtohet nga Komuna dhe që së shpejti do të përfundojë në tërësi", tha Rama.
"Ky është një hap i madh për sportin, për të rinjtë dhe për gjithë qytetin tonë. Forca Prishtina e Re!", ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.