Vëllai i ikonës së boksit shqiptar Luan Krasniqi, Agim Krasniqi, kandidon për Asamblenë e Komunës së Junikut

Vëllai i ikonës së boksit shqiptar Luan Krasniqi, Agim Krasniqi, kandidon për Asamblenë e Komunës së Junikut

Zgjedhjet Lokale 2025 September 20, 2025 - 21:25

Agim Krasniqi, trajneri i njohur i sportit dhe figurë e respektuar në Junik, ka shpallur zyrtarisht vendimin e tij për të kandiduar për Asambleist në Kuvendin Komunal të Junikut.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe bashkëvendësve të tij, ai theksoi se ky hap është i lidhur ngushtë me dashurinë për Junikun dhe dëshirën për ta ndihmuar rininë e këtij qyteti.

“Vendimi im për t’u kandiduar lidhet ngushtë me Junikun dhe mundësinë time për ta ndihmuar rininë e Junikut. Dua që çdo ekip i përfaqësimeve tona shtetërore të kalojë nëpër Junik,” u shpreh Krasniqi.

Edhe Luan Krasniqi u shpreh lidhur me kandidaturën e vëllait të tij, duke thënë: “Jam krenar për rrugëtimin e vëllait tim dhe gjithmonë jam në krah të tij.

” Ai theksoi se nuk dëshiron të humbasë kohë me biseda të gjata, pasi përkushtimi i tij është i qartë – koha duhet shfrytëzuar për punë konkrete.

“Votoni me kujdes për ta zhvilluar Junikun,” shtoi ai në fund të mesazhit të tij. Kandidatura e Agim Krasniqit shihet si një mundësi për të sjellë në institucionet lokale një figurë me energji, përkushtim dhe vizion, i cili synon që përmes angazhimit të tij të ofrojë mbështetje të veçantë për rininë dhe zhvillimin e qytetit. Agim Krasniqi ka qenë gjithmonë në krah të vëllait të tij Luan dhe sot stërvit dy djemtë e tij të suksesshëm, Adrianin dhe Arianidin Krasniqi, të cilët janë në rrugën drejt Olimpit të boksit.

Statusi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Junikut Bashkvendas te mi Vendimi im për tu kantidue për Asambleist në Kuvendin komunal te Junikut , lidhet ngushtë me Junikun dhe mundsia ime per ta ndihmue Rinin e Junikut. Dua që gjdo ekip i Reprezetacioneve tona Shtetrore te kalojë neper Junik. Andaj nuk dua te zgjerohem shum ne biseda, sepse kohen duhet shfrytzue për punë. Votoni me Kujdes për ta zhvilluar Junikun.

Image
Image
Image