
“Vizioni i politikave botërore, jo mendësisë bllokuese” - idetë e Ramës në Prishtinë bëhen tituj të mediave prestigjioze
Zgjedhjet Lokale 2025
September 22, 2025 - 08:45
Idetë e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kanë zënë vend ne “Washington Reporter”.
Në një opinion të të parit të kryeqytetit për këtë media të njohur, Rama ka prezantuar idetë e tij dhe ato se çka mund të mësojë Organizata e Kombeve të Bashkuara nga qytetet dhe qeverisja lokale, në qytete si Prishtina.
Shkrimin e tij Rama e ka shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se ky është vizioni për Prishtinën, me politika botërore e jo mendësi bllokuese.
“Mirëmëngjesi nga Prishtina, e titujve në mediet prestigjioze botërore Sepse ky është vizioni im për kryeqytetin, si pjesë e politikave progresive botërore, jo arenë e mendësisë bllokuese. Sepse qytetarët e Prishtinës janë qytetarë të botës”, shkroi Përparim Rama.