“Kryeqytet Smart, ky është vizioni”: Përparim Rama pjesëmarrës në eventin për arkitektë e inovatorë

“Kryeqytet Smart, ky është vizioni”: Përparim Rama pjesëmarrës në eventin për arkitektë e inovatorë

Zgjedhjet Lokale 2025 September 23, 2025 - 10:43

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në eventin e biznesit me arkitektë dhe inovatorë të dizajnit.

Rama ka thënë se ky është dizajni për “Kryeqytetin Smart”.

“Kryeqytet Smart. Në eventin e biznesit për arkitektë dhe inovatorë të dizajnit, të Ajax & The Rock Smart Security, u prezantuan teknologjitë që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë dhe ndërtojmë hapësirat tona”, shkroi Rama.

I pari i kryeqytetit më tutje ka thënë se ky është vizioni që shtyn Prishtinën përpara.

“Ky është vizioni që e shtyn kryeqytetin përpara, të bëhet platforma ku teknologjia, industritë kreative dhe inovacioni bashkohen”, shkroi Përparim Rama.