
Rama: E rikthyem Galerinë e Qytetit, ishte shndërruar në lokal afarist
Zgjedhjet Lokale 2025
September 23, 2025 - 14:43
Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat për një mandat të dytë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka thënë se e kanë rikthyer Galerinë e Qytetit.
Sipas Ramës, së shpejti Galeria do t’i rihapë dyert më një ekspozitë kushtuar artistëve.
“Aty ku dikur mblidheshin intelektualë e aktivistë për të ngritur jetën kulturore, politike e sociale të Kosovës. Pranë ëmbëltores legjendare ‘Elida’, për dekada, kjo hapësirë ishte shndërruar në lokal afarist. Ne si Kryeqytet e kthyem këtë hapësirë dhe së shpejti galeria do të rihapë dyert me një ekspozitë kushtuar artistëve tanë, atyre që me art mbajtën gjallë idealin”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.