Besa Shahini takohet me pensionistët, premton qendra komunitare për ta

Besa Shahini takohet me pensionistët, premton qendra komunitare për ta

Zgjedhjet Lokale 2025 September 26, 2025 - 11:28

Kandidatja për Prishtinën nga PSD-ja, Besa Shahini, ka takuar sot pensionistët e kryeqytetit.

Shahini ka thënë se pensionistët zënë një vend të rëndësishëm në programin e saj qeverisës, ndërsa ka premtuar qendra komunitare për ta, transmeton Zeri.info.

“Pensionistët zënë një vend të rëndësishëm në programin tim qeverisës. Prej krijimit të qendrave komunitare në lagje deri te programet vullnetare ndërbrezore, janë punë të cilat do të iniciohen me prioritet. Këtë nevojë e shprehën edhe gratë në shoqatën ‘Rreze Jete’”.

“Përveç shëndetit që dobësohet, ku më shumë e ku më pak, mosha e tretë problem kryesor sot, në botë dhe te ne, ka vetminë. Andaj vendet si këto, ku gratë ndajnë përvojat dhe përditshmëria, në solidaritet dhe afërsi, janë edhe thelbi i asaj nga çfarë duhet të përbëhet komuniteti”, shkroi Shahini. /Zëri