Ruzhdi Shehu: Premtimet tona janë realizuar në tërësi, çerdhja dhe shkolla janë realitet në Junik

Ruzhdi Shehu: Premtimet tona janë realizuar në tërësi, çerdhja dhe shkolla janë realitet në Junik

Zgjedhjet Lokale 2025 September 26, 2025 - 21:50

Ruzhdi Shehu, aktualisht kryetar i Komunës së Junikut dhe kandidat për një mandat të ri përmes një video-incizimi në rrjetin social Facebook, ka tregura rreth të arriturave të cilat i ka realziuar gjatë mandatit të tij të parë.

Sipas Shehut premtimet e tij në mandatin e parë kanë qenë ndërtimi i çerdhës së parë për fëmijë në Junik si dhe ndërtimi i shkollës fillore "Edmond Hoxha", premtime këto të cilat janë realizuar, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Një nga premtimet tona kryesore të mandatit të parë ka qenë ndërtimi i çerdhës së parë për fëmijë në Junik si dhe ndërtimi i shkollës fillore "Edmond Hoxha".

Sot këto premtime janë realizuar në tërësi sepse çerdhja dhe shkolla janë realitet në Junik.