Emilia Rexhepi akuzon partitë shqiptare për blerje votash, përfshirë edhe Vetëvendosjen
Foto: Laura Hasani

Emilia Rexhepi akuzon partitë shqiptare për blerje votash, përfshirë edhe Vetëvendosjen

Zgjedhjet Lokale 2025 September 26, 2025 - 22:05

Emilia Rexhepi, kandidate për kryetare të Prizrenit nga NDS-i i komunitetit boshnjak, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të partive shqiptare, duke i akuzuar ato për blerje votash.

Ajo tha se ky fenomen është i përhapur dhe se nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetëvendosje.

“Partitë shqiptare kanë depërtuar nëpër fshatra për të blerë vota, të gjitha e bëjnë…është sekret publik” theksoi Rexhepi, duke ngritur shqetësimin se ky praktikim i dëmshëm vazhdon të deformojë vullnetin e qytetarëve.

Tutje ajo shtoi se ka pasur bashkëpunim të gjatë me PDK-në në nivel lokal, duke e cilësuar këtë parti si të suksesshme në Prizren.

Megjithatë, Rexhepi theksoi se koha ka ndryshuar dhe se nuk dëshiron të flasë negativisht për asnjë kundërkandidat, përfshirë edhe Shaqir Totajn.

“Nuk më pengojnë kundërkandidatët, i konsideroj kolegë në këtë garë. Por nëse dikujt i pengon që boshnjakët kanë kandidatin e tyre, sepse janë mësuar të blejnë vota, është problem i tyre”, tha Rexhepi. /dukagjini