“Prishtina, kryeqyteti ku çdo brez ka vend”, Përparim Rama viziton shoqatën e grave pensioniste “Pojata”

“Prishtina, kryeqyteti ku çdo brez ka vend”, Përparim Rama viziton shoqatën e grave pensioniste “Pojata”

Zgjedhjet Lokale 2025 September 27, 2025 - 15:20

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar shoqatën e grave pensioniste “Pojata”.

Rama ka thënë se në Prishtinë, forca e grave nuk ndalet me pension.

“Në Kryeqytet, forca e grave nuk ndalet me pension. Shoqata “Pojata” po e dëshmon se gratë edhe pas moshës së pensionimit mbeten shtyllë e komunitetit, duke krijuar, frymëzuar dhe bashkuar njerëz” ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se në Prishtinë çdo brez ka vend.

“Prishtina i mbështet, sepse ky është vizioni ynë: një Kryeqytet ku çdo brez ka vend, vlerë dhe zë”, tha Rama.