Shahini viziton banorët e “Sofalisë”: Bashkëbiseduam për çerdhe, kopshte, transport publik dhe shkollor
Foto: Facebook

Shahini viziton banorët e “Sofalisë”: Bashkëbiseduam për çerdhe, kopshte, transport publik dhe shkollor

Zgjedhjet Lokale 2025 September 28, 2025 - 19:54

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka vizituar banorët e lagjes Sofali në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini tha se biseduan për çerdhe, kopshte, transport publik dhe shkollor.

“Me Arlion Redenicën, kandidatin tonë për asamble, dhe banorët e lagjes Sofalia, bashkëbiseduam për çerdhe, kopshte, transport publik dhe shkollor! Faleminderit, Arlion, për organizimin dhe faleminderit lagjes Sofalia për mikpritjen”, shkroi tutje ajo.