
Orav: Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav, ka kërkuar zgjedhje lokale të ndershme e gjithëpërfshirëse në prag të mbajtjes së tyre këtë fundjavë.
Në një postim në X, Oravi u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
“Çdo votë elektorale ka rëndësi dhe vlen në forcimin e Kosovës si një shtet i gjallë, demokratik, shumetnik. Me zgjedhjet lokale që po afrohen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pa dallim etnie apo përkatësie partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.
Ai tha se është e domosdoshme që votimi të zhvillohet në mënyrë “të lirë, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen”.
“Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i saj i hap Kosovës rrugën për mundësi të reja”, shkroi Oravi.
It is imperative that voting be carried out in a free, fair & inclusive manner, the will of the voters respected, and results implemented.
— Aivo Orav (@AivoOrav) October 8, 2025
These local elections are a test of #Kosovo’s democracy. Passing it successfully opens up ë to new opportunities. 2/2#EUbyYourSide