Publikohet sondazhi i kompanisë Pipos për Junikun - LDK-ja e para, AAK-ja e dyta, VV-ja e treta

Publikohet sondazhi i kompanisë Pipos për Junikun - LDK-ja e para, AAK-ja e dyta, VV-ja e treta

Zgjedhjet Lokale 2025 October 09, 2025 - 20:02

Një sondazh i realizuar më 1 tetor nga kompania Pipos  në Komunën e Junikut tregon për një skenar interesant para zgjedhjeve komunale të 12 tetorit.

Sondazhi përfshin vetëm të anketuarit rezidentë në Junik dhe nuk përfshin qytetarët e diasporës, të cilët kanë votuar masovisht në këto zgjedhje, raporton gazeta projketi.

Rezultatet tregojnë se Ruzhdi Shehu LDK prin me 53.5% të mbështetjes, i ndjekur nga Agron Kuçi i AAK-së me 36.6%, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Jetmir Tofaj, ka 7%. Një përqindje e vogël, 2.8%, janë të pavendosur ose nuk planifikojnë të votojnë, përcjell Gazeta Projekti.

Sa i përket përkatësisë partiake, LDK ka avantazh me 46.5%, AAK ndiqet me 38%, VV me 8.5%. Në lidhje me përkatësinë partiake, apo pytjes rreth votimit për asambleistë, rezultatet tregojnë se LDK ruan avantazhin në preferencat aktuale të votuesve me 46.5%, e ndjekur nga AAK me 38.0% dhe VV me 8.5%. Një pjesë e vogël e të anketuarve (rreth 6%) janë të pavendosur ose kanë deklaruar se nuk do të votojnë.

Image