
Shehu: Infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut
Kryetari i Komunës së Junikut dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu ka thënë se Infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut, duke theksuar se në mandatin e tyre të parë janë ndërtuar disa rrugë të lagjeve si Berisha, Qendër, Gacafer dhe Krasniq.
Shehu përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka theksuar se infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Në mandatin tonë të parë është ndërtuar rruga Gaxherr-Bajraktar dhe unza e brendshme në të cilën përfshihen disa rrugë të lagjeve Berisha, Qendër, Gacafer dhe Krasniq.
Infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut.
Vazhdojmë+4.
#LDK113
#ruzhdishehu
#junikupërtej