KQZ-ja akrediton edhe 28 medie vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja akrediton edhe 28 medie vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

Zgjedhjet Lokale 2025 October 10, 2025 - 18:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur mbledhjen e radhës sot ku ka marrë vendim për akreditimin e 28 medieve vendore dhe ndërkombëtare pë vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

KQZ-ja tha se akreditimi u bë me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

“Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni të gjitha mediet që u akredituan sot nga KQZ-ja:

Mediat vendore

RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues;

Radio KM, 5 vëzhgues;

TV Most DOO, 13 vëzhgues;

Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues;

TV Gracanica, 9 vëzhgues;

Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues;

Raporto24.com, 1 vëzhgues;

Radio Kim, 6 vëzhgues;

GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues;

Alternativna, 1 vëzhgues;

TV Herc, 9 vëzhgues;

Vendi Sot, 1 vëzhgues;

Expose Media, 7 vëzhgues;

Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues;

E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues;

Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues;

R Media L.L.C., 2 vëzhgues;

 Mediat ndërkombëtare:

PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues;

Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues;

Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues;

Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues;

VideoPlus doo, 2 vëzhgues;

Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues;

Danas, 1 vëzhgues;

Insajder televizija, 2 vëzhgues;

Nina Media Kliping, 1 vëzhgues;

Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe

MTVA – Drëavna Maëarska Televizija, 2 vëzhgues.