Dyshime për fotografimin e votës, Policia jep detaje
Zgjedhjet Lokale 2025
October 12, 2025 - 13:33
Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet për kuvende komunale.
Që nga ora 07:00 e mëngjesit, kur edhe janë hapur kutitë e votimit, në disa vendvotime janë raportuar parregullsi, përkatësisht fotografim i votës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se në Prishtinë, Podujevë e Drenas dyshohet se ka pasur persona që kanë fotografuar votën, por që, sipas saj, nuk ka të arrestuar.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me Prokurorinë”, ka treguar Ahmeti, që ka theksuar se nuk ka asnjë të arrestuar deri më tani. /Zëri