Kanoset kryesuesi i vendvotimit në Shtime
Foto: Laura Hasani

Kanoset kryesuesi i vendvotimit në Shtime

Zgjedhjet Lokale 2025 October 12, 2025 - 17:56

Një person në Shtime dyshohet se ka hyrë në një dhomë të votimit dhe ka kanosur kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri”.

Këtë e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sot, rreth orës 15:40, në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B.V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Pengim në procesin e votimit’ ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha Veseli.