Përditësohen të dhënat në KQZ, dalja në zgjedhje mbi 36%

Përditësohen të dhënat në KQZ, dalja në zgjedhje mbi 36%

Zgjedhjet Lokale 2025 October 12, 2025 - 19:23
I plotësuar

739.949 është numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar sot, sipas përditësimit të fundit nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtyre statistikave, dalja në zgjedhje është 36,54%, transmeton Zeri.info.

Të dhënat janë duke u përditësuar vazhdimisht në faqen zyrtare të KQZ-së.

19:05 - Mbyllen qendrat e votimit, dalja në zgjedhje rreth 33%

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet komunale.

Sipas përditësimit të orës 19:00 në faqen e KQZ-së, dalja në këto zgjedhje është 666.330 votues, ose 32,90%, nga 2.025.105 qytetarë me të drejtë vote, raporton Zeri.info.