Ja kush po prin në Drenas

Ja kush po prin në Drenas

Zgjedhjet Lokale 2025 October 12, 2025 - 20:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar publikimin e rezultateve preliminare nëpër komunat e vendit.

Sipas këtyre rezultateve, në komunën e Drenasit, është duke u zhvilluar garë e ngushtë në mes të Ramiz Lladrovcit, kryetarit aktual, dhe Petrit Hajdarit, kandidatit të PDK-së për të parin e kësaj komune, raporton Zeri.info.

Sipas rezultateve të para, deri më tani janë numëruar vetëm shtatë qendra të votimit dhe nga këto rezultate, Lladrovci ka dalë të jetë i pari me 297 vota apo 48.06 për qind, ndërkaq Hajdari i PDK-së ka arritur deri më tani të mbledh 210 vota apo 33.98 për qind. /Zëri

Image