Vetëm 28 vota diferencë mes Tahirit dhe Pecit, përfundon numërimi në Mitrovicë

Vetëm 28 vota diferencë mes Tahirit dhe Pecit, përfundon numërimi në Mitrovicë

Zgjedhjet Lokale 2025 October 13, 2025 - 00:07

Ka përfunduar numërimi i votave në Mitrovicën e Jugut.

Sipas rezultateve, i pari me vetëm 28 vota më shumë, është kandidati i PDK-së, Arian Tahiri me 47,89% apo 15,368 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Faton Peci ka 47,80% apo 15,340 vota, transmeton Zeri.info.

Këto janë rezultate preliminare, ndërsa pritet të numërohen edhe votat nga diaspora dhe ato me kusht. /Zëri

Image