Çeku: Kemi arritur rezultat shumë të mirë, hapi i parë drejt fitores në balotazh

Çeku: Kemi arritur rezultat shumë të mirë, hapi i parë drejt fitores në balotazh

Zgjedhjet Lokale 2025 October 13, 2025 - 00:36

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se ka arritur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë si hapin e parë drejt fitores në balotazh.

Në konferencë për media pas mbylljes së procesit të votimit, Çeku ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe qytetarët që e kanë mbështetur Vetëvendosjen në kryeqytet.

“Jam shumë i lumtur që sot po e përmbyllim një proces zgjedhor, një ditë të zgjedhjeve me qetësi, mature dhe kjo natyrisht kjo i takon qytetarëve të vendit tonë, unë dua t’i falënderoj qytetarët, banorët e Prishtinës për nivelin e lartë të demokracisë, maturisë që e kanë treguar gjatë gjithë ditës seë sotme, falënderimi i veqantë për gjithë votuesit, mbështetësit e LVV-së në kryeqytetin tonë, në Prishtinë për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, për këtë rezultat shumë të mirë që e kemi siguruar tashmë në garën tonë në angazhimin tonë për të sjellë ndryshimin tonë të madh në Prishtinë, falënderimi jonë gjithashtu shumë i madh për gjithë aktivistët e VV-së që kanë kontribuar për një kohë shumë të gjatë jo vetëm gjatë fushatës. Ky është një rezultat shumë i mirë për neve në Prishtinë, është hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë”, ka deklaruar Çeku.

Çeku ka theksuar se kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, “është i vetmi kryetar me mbështetjen më të vogël nga të gjithë kryetarët që kanë garuar në këto zgjedhje”.

Sipas Çekut, dy të tretat e votuesve kanë kërkuar ndryshim, dhe ky ndryshim do të vijë në balotazh.