Tërnava i PDK-së: Unë e vendos se kush do të jetë kryetar i ri në Fushë-Kosovë

Tërnava i PDK-së: Unë e vendos se kush do të jetë kryetar i ri në Fushë-Kosovë

Zgjedhjet Lokale 2025 October 13, 2025 - 13:47

Sipas numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, qytetarët e Fushë-Kosovës do të votojnë përsëri më 9 nëntor.

Kjo pasi në garën për të parin e kësaj komune asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitonte garën i vetëm.

Valon Prebreza nga Vetëvendosja me 45,14%, ose 9 mijë e 529 vota, arriti të dilte i pari në garë. Pas tij u rëndit Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 36,62%, ose 7.730 vota.

Por kë do ta përkrahë në garën për balotazh Rrahim Tërnava nga PDK-ja, që në zgjedhjet e 12 tetorit arriti t’i kapte 3 mijë e 392 vota.

Tërnava në një prononcim për Indeksonline thotë se ai do të vendosë se kush do të jetë kryetar i ri në Fushë-Kosovë.

“E kemi krejt kohën e botës me vendos, njëherë duhet me i prit rezultatet edhe për asamble komunale, pastaj me vendos, me rëndësi është që unë e vendos, Rrahim Tërnava e vendos se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i Fushë-Kosovës për katër vitet e ardhshme”, tha Tërnava.