
LVV-ja bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për rundin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, për balotazh.
“Bashkë për Prizrenin e bashkuar! Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me znj. Emilija Rexhepi, kryetare e Partisë NDS, që përfaqëson me dinjitet komunitetin boshnjak të Prizrenit. Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë. Qendrën Kulturore Boshnjake, e cila do të funksionalizohet dhe do t’u rikthehet qytetarëve. Biseduam për çështjen e zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, shkroi Abrashi në rrjetin e tij social Facebook.