
Përfundon numërimi i votave me postë në Prizren, ky është rezultati
Zgjedhjet Lokale 2025
October 19, 2025 - 17:17
Ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Prizrenit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i PDK-së njëherësh kryetari aktual Shaqir Totaj, i ka marrë 566 vota apo 31.73 për qind.
Kurse, kundërkandidati nga VV-ja Artan Abrashi, i ka 594 vota apo 33.30 për qind.
Dallimi mes Abrashit dhe Totajt, është vetëm 28 vota.
E kandidati nga LDK-ja Driton Selmanaj, ka marrë 203 vota 11.38 për qind të votave.
Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi, do të garojnë për postin e të parit të Prizrenit në balotazhin e 9 nëntorit.
