LVV-AAK koalicion në Fushë-Kosovë për balotazh

LVV-AAK koalicion në Fushë-Kosovë për balotazh

Zgjedhjet Lokale 2025 October 19, 2025 - 18:19

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se do të vazhdojë “rrugëtimin drejt ndryshimit” bashkë me kandidaten e AAK-së, Vildane Latifi.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza, duke publikuar edhe një fotografi të përbashkët me Latifin.

Tashmë ku dy subjektet do të garojnë së bashku në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kujtojmë nga rezultatet preliminare kandidati i LVV kryeson me mbi 45% të votave, derisa Vildane Latifi e AAK-së ka marrë 251 vota apo 1.18%.