
Përfundon numërimi i votave me kusht në Prishtinë, ky është rezultati
Zgjedhjet Lokale 2025
October 22, 2025 - 13:15
Në Prishtinë ka përfunduar numërimi i votave me kusht, nga shtatë vendvotime.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Hajrulla Çeku i LVV-së ka marrë 35,12%, ose 72 vota.
Pas tij renditen Përparim Rama i LDK-së me 33,17%, ose 68 vota dhe Uran Ismaili i PDK-së me 27,32%, ose 56 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura, Përparim Rama renditet i pari me 33,71 për qind.
Hajrulla Çeku renditet i dyti me 33,22 për qind dhe Uran Ismaili i treti me 27.65.

Çeku renditet i pari edhe në votat e diasporës.
Ndryshe, Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh më 9 nëntor.