
Përparim Rama me aktivistë në “Bregun e Diellit”, premton vazhdim të realizimit të projekteve që transformojnë Prishtinën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me aktivistë, është paraqitur nga lagjja “Bregu i Diellit”.
Rama në një video në rrjete sociale ka thënë se kjo lagje është transformuar në katër vitet e fundit.
“Mirëmëngjesi ‘Bregu i Diellit’, jemi dalë një numër i aktivistëve që e dojnë me zemër kryeqytetin. Kemi bërë punë të madhe për Bregun e Diellit, kemi transformu shumë hapësira, rrugë të reja, ndriçime të reja, elemente për pastrimin e kryeqytetit”, tha Rama.
Ai bëri të ditur se shkolla “Ismail Qemali” po rinovohet dhe ftoi qytetarët të bashkohen për transformimin e Prishtinës.
“Tash po rinovojmë shkollën ‘Ismail Qemali’ e po krijojmë punë të tjera për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë të dashur. Bashkohuni edhe katër vjet për transformimin e kryeqytetit”, tha ai.