Komuna e vetme në Kosovë që do të udhëhiqet nga një grua
Zgjedhjet Lokale 2025
October 24, 2025 - 09:11
Ndonëse në zgjedhjet e 12 tetorit kishte disa gra në garë për të marrë udhëheqjen e komunave, vetëm një ka arritur të bëhet kryetare.
Fjala është për një komunë në Kosovë që ndodhet në rajonin e Gjilanit, e banuar kryesisht me serbë, fjala është për Komunën e Ranillugut, ku tani ka kryetaren e zgjedhur Tanja Antiq, shkruan Zeri.info.
Ranillugu ka pasur 4.833 persona me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet e fundit komunale votuan 2.777, ku 71,05%, ose 1.973 kanë votuar për Antiqin, duke e bërë kështu të vetmen kryetare grua që do të udhëheqë një komunë në Kosovë.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor kanë kandiduar 20 gra për kryetare komunash. /Zëri
