Krasniqi: PDK-ja, partia më e votuar në Kosovë
Zgjedhjet Lokale 2025
October 24, 2025 - 12:45
Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ-ja, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se partia e tij është më e votuara në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“PDK - Partia më e votuar në Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi.
“Me mbi 187.500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”.
“Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”, shkruan ai, duke falënderuar të gjithë ata që e votuan PDK-në. /Zëri