Krasniqi viziton Aliun në Ferizaj pasi fitoi pa balotazh: Një nga shembujt më të mirë të qeverisjes lokale të PDK-së
Foto: Facebook

Krasniqi viziton Aliun në Ferizaj pasi fitoi pa balotazh: Një nga shembujt më të mirë të qeverisjes lokale të PDK-së

Zgjedhjet Lokale 2025 October 24, 2025 - 16:53

Kryetari  PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka vizituar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun, i cili ka fituar qysh në raundin e parë zgjedhjet lokale dhe të drejtën për të drejtuar komunën edhe për një mandat.

Krasniqi ka thënë se Aliu është një nga shembujt e qeverisjes së mirë lokale të PDK-së dhe do të vazhdojë me suksese.

“Ferizaj: Agim Aliu është vërtet një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij. Një nga shembujt më të mirë të qeverisjes së mirë lokale të PDK-së, do të vazhdojë me punë e suksese edhe në katër vitet e ardhshme. Ky mandat është për Ferizajn e gjeneratës tjetër.

Suksese, kryetar!”, ka shkruar Krasniqi.