Haradinaj falënderon 87,358 qytetarët që e votuan AAK-në në zgjedhjet lokale
Foto: Laura Hasani

Haradinaj falënderon 87,358 qytetarët që e votuan AAK-në në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet Lokale 2025 October 24, 2025 - 17:25

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në partitë e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan: “Ju faleminderit të gjithë 87.358 qytetarëve të Republikës së Kosovës që besuat në vizionin tonë, dritë për komunat. Faleminderit Aleancë”.

Ky numër përfaqëson votat totale të fituara nga AAK-ja në të gjitha komunat ku ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale.