Shehu: Punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza kanë filluar
Foto: Facebook

Shehu: Punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza kanë filluar

Zgjedhjet Lokale 2025 October 30, 2025 - 21:18

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu ka njoftuar për vazhdimin e punimeve infrastrukturore në qytetin e Junikut, duke theksuar kështu  punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza, si dhe punimet në lagjen "Gaxherr". 

Shehu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim, punimet do të bëhen edhe në lagjet si, "Pepsh", "Berishë", "Qendër" dhe "Kallavaj", raporton Zeri.info.

“Ne po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar. Juniku nuk mund të rikthehet në kohë sepse rruga jonë drejt të ardhmes nuk mund të ndalet. Juniku nuk shitet për interesat e një grushti të njerzve dhe patericës së tyre”, ka shkruar mes tjerash Shehu.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Në emër të koalicionit me qytetarin, sot kemi vazhduar me punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zezave.

Sot kemi punuar në lagjen Gaxherr, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojmë me punimet edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.

Po ashtu kemi vazhduar edhe me përgatitjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në lagjet e ndryshme të Junikut si dhe në rrugën për bjeshkë konkretisht te Lugu i Gjatë.

Ne po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar. Ndërsa të gjitha ata janë bërë bashkë për të luftuar punën tonë. Mirëpo me 9 nëntor junikasit do të përgjigjen në kutinë e votimit. Juniku nuk mund të rikthehet në kohë sepse rruga jonë drejt të ardhmes nuk mund të ndalet. Juniku nuk shitet për interesat e një grushti të njerzve dhe patericës së tyre.