 
 
													Ndriçim, parqe e renovim i ashensorëve - Përparim Rama premton vazhdim të investimeve në “Ulpianë”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen “Ulpiana”, nga ku tregoi për investimet në ndriçim dhe parqe.
“Këtu në ‘Ulpianë’, ndriçimi publik, të gjitha zonat që duhet me u rregullu janë duke u rregullu, e normal edhe parqet e mrekullueshme, shumë më mirë të mirëmbajtura tash si rezultat i bashkinvestimeve me sektorin privat”, tha Rama.
Ai premtoi ashensorë të rinj dhe gjithashtu edhe largim të asbestit nga kulmet.
“Edhe të gjitha ndërtesat që kanë lifta, kanë me i pas liftat e ri, e poashtu edhe të tjerat që munden me pas, kanë me i pas. Parkingjet po monitorohen dhe kanë marrë dënime ata të cilët i kanë parku në mënyrë joligjore. Soliterat i kemi restauru e renovu. Edhe kulmet e asbestit kemi me i ndryshu”, tha Rama.
Ai tha se u prit ngrohtësisht nga banorët e lagjes.
 
 
											