KQZ-ja thotë se 3 nëntori është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për balotazh
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja thotë se 3 nëntori është afati i fundit për akreditimin e vëzhguesve për balotazh

Zgjedhjet Lokale 2025 November 01, 2025 - 17:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes njoftimit ka bërë të ditur se më datën 3 nëntor është afati i fundit për akreditim të vëzhguesve për raundin e dytë të votimeve nga zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Balotazhi do të jetë më 9 nëntor.

KQZ-ja thekson se dokumentet që ishin për vëzhguesit për zgjedhjet e komunave më nuk janë valide.

“Afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00”.

“ID-të aktuale të lëshuara për procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025 nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.